Transferimi i bujshëm i Eden Hazard tek Real Madrid këtë verë shkaktoi shumë polemika në media. Kur belgu rifilloi stërvitjen me madrilenët ishte e dukshme mbipesha e tij. Kjo krijoi pabesi tek tifozët e Realit, pasi flitej se ai ishte komplet jashtë forme. Në intervistën e dhënë për ‘Sport and Foot Magazine’, Hazard tregohet i sinqertë dhe shpjegon situatën e tij.
”Është e vërtetë, unë nuk mund të gënjej. Por kur jam me pushime, jam me pushime. Mbaj mend kur isha tek Lille, në moshën 18-vjeçare unë peshoja 72 ose 73 kilogramë. Kur punoja në palestër shkoja edhe 75 kilogramë, por në një ditë të keqe arrija dhe 77 kilogramë. Shtova pesë kile në verë. Unë jam nga ata që vendos shumë shpejt peshë trupore, por gjithashtu e humbas shumë shpejt. Në verë peshoja 80 kilogramë, por brenda 10 ditëve i humba 10 kilogramë”, tregon Hazard.
”Ëndrra ime tashmë është realizuar. Që në kopsht kam bërë sikur luaja për Realin. Kur e pashë për herë të parë ‘Bernabeun’ në televizor, më dukej magjik. Shkova në Spanjë për pushime dhe të gjithë më flisnin për Real Madridin. Zinedine Zidane ka qenë idhulli im. Jam i lumtur që po jetoj ëndrrën time dhe do bëj maksimumin për këtë fanellë,” përfundon lojtari i kombëtares belge. /abcnews.al