Ish-shoku i skuadrës së Erling Haaland, Ruben Gabrielsen, ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante sa i takon talentit të Borussia Dortmund. “Kur ai erdhi në skuadër, ishte një djalosh i vogël. Nuk ishte as shumë futbollist i mirë të jem i sinqertë.
Pastaj, ai u sëmur dhe u dëmtua, nuk e pamë më për një kohë shumë të gjatë. Më pas, Haaland u rikthye dhe të gjithë u habitë: Ishte bërë shumë i madh në trup. Ishte një përbindësh ndryshe”.
Rritja e Haaland ka qenë fenomenale 2 vitet e fundit dhe 19 vjeçari, është në fokusin e të gjithë skuadrave të mëdha europiane. Një talent i madh, që premton shumë për të ardhmen./abcnews.al
"When he came to the club, he was a small guy… he was not so good to be honest with you. Then he got sick and injured, and we didn’t see him for a long time, and he came back big as f*ck… he was so big! He was a different animal!" ?
– Haaland's ex-team-mate Ruben Gabrielsen pic.twitter.com/RaQ83nV5lq
— Goal (@goal) April 11, 2020