Në qershor në Shqipëri u rikthye në vëmendje debati për legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore.
Historiani Hasan Bello shprehet se debati për legalizimin e kultivimit të hashashit në Shqipëri, duket sikur është një problem bashkëkohor dhe nuk ka aspak lidhje me të kaluarën e shtetit shqiptar.
Në fakt, thotë më tej ai, kultivimi i hashashit për arsye farmaceutike, me qëllim eksportimin e tij në vendet e zhvilluara të Europës, “ka nisur që në fillim të viteve 20-të.
Kështu, nga dokumenti i mëposhtëm do të mësoni se ministri i Bujqësisë, që në vitin 1924 udhëzonte përfaqësuesin shqiptar në Athinë të interesohej për çmimin e farës së hashashit. Kjo me qëllim që vitin e ardhshëm të blihej një sasi për tu mbjellë.
(Tradita vazhdon, por tashmë jo nga shteti, por nga individi…)” thotë ai./ Abcnews.al