Kur është koha e duhur për të pirë kafen e mëngjesit, sipas shkencës

schedule08:44 - 8 Qershor, 2021

schedule 08:44 - 8 Qershor, 2021

Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa një kafe në mëngjes dhe sapo zgjohen drejtohen drejt kuzhinës. Përndryshe, ata mendojnë se nuk mund të hapin sytë. Sidoqoftë, ajo që duhet të dini është se kafeja – sado e çuditshme mund të tingëllojë- ka kohë dhe momente specifike gjatë ditës që duhet të konsumohet.

Një studim nga ASAP Science arriti në përfundimin se nëse e përgatisni herët kafenë tuaj nuk është zgjedhja më e mirë. Ora e brendshme, biologjike kontrollon furnizimin e kortizolit, hormonit të stresit, gjatë gjithë ditës dhe lidhet drejtpërdrejt me gatishmërinë.

Sasia e kortizolit në trup arrin kulmin nga 8-9 të mëngjesit, që do të thotë se trupi ynë gjithsesi po përpiqet të na “zgjojë”.Kështu, shkencëtarët arritën në përfundimin se konsumimi i kafesë në atë kohë, midis 8 dhe 9 në mëngjes, zvogëlon efektin e kafeinës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!