Një studim ka treguar se konsumi i mëngjesit para orës 08:30 mund të ulë ndjeshëm rrezikun e diabetit të tipit 2. Studimi me 10. 575 pjesëmarrës tregoi se ata që hanin në mënyrë rutinore para orës 08.30 kishin nivele më të ulëta të sheqerit në gjak dhe më pak rezistencë ndaj insulinës krahasuar me të tjerët.
Ishte i njëjti rezultat pavarësisht nëse ata e kufizuan marrjen e ushqimit në më pak se dhjetë orë në ditë ose në më shumë se 13 orë në ditë. “Këto zbulime sugjerojnë që koha është më e lidhur me masat metabolike sesa kohëzgjatja, dhe mbështesin strategjitë e hershme të ngrënies.”, tha Dr. Marriam Ali.
Ekspertët thonë se arsyet e këtyre gjetjeve janë të ndryshme. Kur nuk marrim për një periudhë të zgjatur ushqim, trupi ynë fillon një proces riparimi qelizor në mënyrë që t’i bëjë qelizat dhjamore më të disponueshme për energji.
Për më tepër, nivelet e hormoneve të rëndësishme për formimin e muskujve dhe djegien e dhjamit rriten në gjak, nivelet e insulinës bien dhe shprehjet e gjeneve lidhen në mënyrë të favorshme me jetëgjatësinë dhe sistemi imunitar bëhet më aktiv. /abcnews.al