Kur duhet të shqetësoheni për tiroidet? Flet mjekja endokrinologe

schedule08:06 - 19 Tetor, 2020

schedule 08:06 - 19 Tetor, 2020

Tiroidet janë një ndër shqetësimet më të shpeshta të momentit. Mirëpo, kur realisht duhet të shqetësoheni për to, simptomat dhe si mund të kurohen. Mjekja endokrinologe, nga Spitali “Hygeia” Blertina Dyrmishi ka dhënë këshillat e duhura për çdo individ në ABC e Mëngjesit.

‘Për të kuptuar që kemi një funksion normal të tiroides majfton një nivel i thjeshtë. Nëse do flasim që kemi probleme me strukturën e tiroides nuk mjafton vetëm një analizë. Duhet një konsult me mjekun që të shohim se çafrë poroblemmsh që kemi.

Ka prirjen që të kap më shumë femrat, pasi është akuzuar si hormone i gjinisë femërore estrogjeni, por ka edhe te meshkujt.

Është parë që në vendet me mungesë jodike ka një tendencë më të lartë, por ka edhe tendencë familjare. Njëkohësisht ka edhe persona që marrin kurim për problem të tjetër.

Është tepër individuale mënyra si do të reagojë organizmi. Shenjat janë të lidhura me stadin në fakt. Më frekuente janë lodhja, shtimi në peshë, një tendencë për përgjumje”, tha mjekja.

Sakaq, ajo këshilloi individët që mos të ndikohen nga ajo çfarë lexojnë në ‘Google’. l.k/abcnews.al