Kur duhet ta pini kafenë për të bërë një gjumë cilësor gjatë natës

schedule22:15 - 18 Qershor, 2021

schedule 22:15 - 18 Qershor, 2021

Të gjithë e duam kafenë, disa më pak e disa më shumë. Kjo është një pije që na shoqëron në të gjitha orët e ditës por ndikon ndjeshëm në cilësinë e gjumit. Sipas ekspertëve, efektet më të mëdha të kafeinës shfaqen ndërmjet 30 dhe 60 minuta pas konsumimit të pijes, por metabolizmi zgjat më shumë.

Kjo do të thotë që trupit tonë mund t’i duhen deri në 6 orë për të përpunuar vetëm gjysmën e sasisë së kafeinës që përmban një filxhan kafe. Prandaj është mirë të shmangim pirjen e kafesë pas orës 5:00 të pasdites.

Rob Van Dam, një profesor në Universitetin Kombëtar të Singaporit, vëren se ka faktorë të tjerë që ndikojnë në gjumin tonë. Një shembull tipik janë gratë që marrin pilula kontraceptive. Ata mund të jenë më të ndjeshme ndaj efekteve të kafesë, pasi iu duhet dy herë më shumë kohë për të metabolizuar kafeinën.

Nga ana tjetër, duhanpirësit përpunojnë kafeinë dy herë më shpejt, kështu që ata mund ta pijnë më vonë pasdite. “Gjenetika gjithashtu luan një rol, pasi disa njerëz kanë ndryshime në kodin gjenetik që ndikojnë në enzimat në mëlçi që metabolizojnë kafeinën, duke përshpejtuar ose ngadalësuar procesin,” tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!