Holanda ka përvojë me shekuj në menaxhimin e ujit. Tani ndryshimi i klimës po kërcënon ta përmbysë plotësisht atë.
Dikur ka qënë një zonë bujqësore e lulëzuar, Noordwaard tani është një hapësirë kënetash në Holandën jug-perëndimore.
“Disa vite më parë, kur erdha këtu , ishte plot me ferma të mëdha të këndshme, me hektarë me patate dhe qepë,” tha Stan Fleerakkers, një fermer që jeton aty afër. “Tani kur shëtit, sheh se nuk ka mbetur më asgjë”.
Noordwaard, është gjithashtu një fotografi e së ardhmes me të cilën përballet vendi: Me një parashikim të paprecedent të rritjes së nivelit të detit si rezultat i ndryshimit të klimës, qeveria Holandeze po garon me kohën për të kuptuar se si të ruajë një nga vendet më të pasura në botë nga zhdukja në detin e Veriut .
Parashikimet e rritjes së nivelit të detit variojnë nga nivelet që janë të menaxhueshme për sa kohë që rritja është graduale, deri në skenarët e tjerë që do të tejkalojnë aftësinë e autoriteteve për t’u përgjigjur. Me qetësi, ekspertët kanë filluar të modelojnë të ardhmen e mundshme në emër të qeverisë.
“Në skenarë më optimistë, pritat e njohura të Hollandës, pengesat e stuhisë, pompat mund ta përballojnë, por vetëm me një kosto.
Ky është vërtet një makth, por gjendja është serioze, “shtoi ai. “Mund të jetë një makth më pak nëse fillojmë të planifikojmë që tani.”
1.Rritja e nivelit të detit
Një sasi e caktuar e rritjes së nivelit të detit është tashmë e pashmangshme, e vendosur në lëvizje nga ngrohja globale dhe shkrirja e akullit të shkaktuar nga emetimet e karbonit gjatë dekadave të fundit.
Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës, organet e Kombeve të Bashkuara që mbledhin dhe vlerësojnë rezultatet shkencore, parashikon nga 30 deri në 60 centimetra ngritje të nivelit të detit deri në vitin 2100, edhe nëse vendet i mbajnë premtimet e tyre për të ulur emetimet në bazë të Marrëveshjes së Klimës në Paris.
Nëse vazhdojmë në tendencat aktuale, IPCC parashikon 84 centimetra të ngritjes së nivelit të detit deri në vitin 2100, dhe 5.4 metra deri në 2300. IPCC gjithashtu ka paralajmëruar se një ngritje prej më shumë se një metër deri në vitin 2100 nuk është e mundshme, dhe këshilloi -që vendet e rrezikuara të planifikojnë në përputhje me rrethanat.
Rritja e nivelit të detit krijon një efekt “dëbore” që përshpejton shkallën në të cilën fenomeni do të vazhdojë.
Sipërfaqja e akullit të Antarktikut është gjithashtu aq e madhe sa që ushtron një tërheqje gravitacionale mbi oqeanet: Ndërsa zvogëlohet, uji i detit do të rishpërndahet nga Poli i Jugut, duke shkaktuar një rritje të nivelit të detit.
“Ne kemi humbur pothuajse gjysmën e akullit të Arktikut tani, dhe të dy sipërfaqet e akullit të Grenlandës dhe Antarktidës po humbasin masën dhe po kontribuojnë në ngritjen e nivelit të detit në mënyrë të konsiderueshme,” tha Michiel van den Broeke, një profesor i meteorologjisë polare në Universitetin e Utrecht.
“Kjo është gjithashtu një moment i pakthyeshëm, dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos e kalojmë këtë pikë, sepse kjo do të thotë se niveli i detit do të rritet me shumë metra, dhe kjo është diçka të cilën Hollanda nuk mund ta përballojë.”
Barrierat mund të mbyllen, por kjo bllokon transportin në portin e Roterdamit, i cili përbën një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë Holandeze. Ndërhyrja në vijën bregdetare ndikon edhe në industrinë e peshkimit holandez. Dhe nëse toka është nën nivelin e detit, lumenjtë që rrjedhin mbi të duhet të derdhen në det, gjë që kushton energji.
Ekziston një pikë në të cilën nuk ka ekonomi financiare që mund të shpëtojë tokën.
“Teknikisht, është e mundur. Ne mund të ngremë mbrojtje bregdetare ose diga. Por në një moment të caktuar duhet të pyesim veten nëse kjo është një zgjidhje e vlefshme, “tha Van Den Broeke.
Xhevahiri i pasurisë dhe industrisë hollandeze, megalopoli i Randstad që përfshin Amsterdamin, Roterdamin, Hagën dhe Utrecht, ndodhet në perëndimin e vendit, në shtresën e ulët.
“Disa nga zonat më të thella në Hollandë janë 10 metra nën nivelin e detit tashmë,” tha Kleinhans. “Nëse do të shkelnit bregdetin tani, deti do të arrinte afërsisht në Utrecht, në Hollandën qendrore.Realisht është me të vërtetë një situatë e frikshme.
2.Planifikimi i së ardhmes
Aftësia për të menaxhuar ujin është kthyer një pikë krenarie në Holandë. Pasuria e saj, gatishmëria institucionale dhe njohuria teknike i kanë dhënë avantazh ndaj pjesëve të tjera të ulëta të botës.
Bordet Rajonale të Ujit, disa të themeluara në shekullin XIII, janë të pavarura nga qeveria kombëtare, duke i lejuar ata të planifikojnë përtej jetëgjatësisë së cikleve politike. Politika ka krijuar lidhje të forta me komunitetin shkencor dhe ka një bashkëpunim të ngushtë midis institucioneve.
Por përmbytjet shpesh kanë qenë të mëdha, të shkaktuara nga katastrofa të tilla si stuhia e vitit 1953 që shkatërroi dhe përmbyti gati një të dhjetën e tokës bujqësore holandeze. Stuhia vrau 1 836 njerëz, shkatërroi shtëpi dhe mbyti dhjetëra kafshë.
Këtë vit, qeveria holandeze porositi një grup ekspertësh, në Programin e Njohurive në Nivelin e Detit, të monitorojë çështjen dhe të hartojë përgjigjet e mundshme. Grupi është duke punuar me katër skenarë, sipas Marjolijn Haasnoot, një shkencëtar i mjedisit në institutin kërkimor Deltares dhe Universitetin Utrecht, i cili ka udhëhequr zhvillimin e planifikimit të skenarëve të ardhshëm në Hollandë.
Dy nga skenarët – përfshijnë forcimin e mbrojtjes me mjetet ekzistuese, me mundësinë e pengesave të stuhive .Plani i tretë është një skenar sulmi, në të cilin Hollanda kërkon tokë shtesë nga deti që të ndërtojë ishuj mbi të.
Për të ndihmuar në përgatitjen e një të ardhme më të sigurt, Haasnoot ka zhvilluar një model që harton skenarë të mundshëm në të ardhmen dhe përcakton se cilat veprime duhet të ndërmerren.
3.Ndërtimi i postoblloqeve
Shkencëtarët thonë se ata kanë zbuluar se rreziqet e ngritura nga niveli i detit vështirë të dallohen për t’ia transmetuar popullit, por insistojnë se është e rëndësishme të vazhdojnë të përpiqen. Është politikisht e vështirë, thonë ata, sepse kërkon të sakrifikosh tani për një të ardhme të sigurt.
Hollanda ka humbur objektivin e saj për të ulur emetimet në 30 përqind deri në vitin 2020 krahasuar me nivelet e vitit 1990. Këtë verë, shtatë parti politike nga e majta dhe e djathta u bashkuan për të miratuar një ligj për ndryshimin e klimës.
Fermerët holandezë bllokuan qytete në të gjithë Hollandën me traktorët e tyre në tetor në protestë kundër përpjekjeve të qeverisë për të frenuar ndotjen e azotit, e cila është shkaktuar kryesisht nga bujqësia dhe industria e ndërtimit.
Ushtria u fut për të mbrojtur Hagën dhe katër qeveri rajonale pezulluan masat pasi ishin në presion. Kjo u pasua nga protesta të ngjashme nga punëtorët e ndërtimit me kamionë që shkaktuan bllokim trafiku që u shtri deri në 380 kilometra, sipas autoritetit të trafikut ANWB.
“Kjo do të ketë pasoja për shumë dekada dhe shekuj. Duhet një politikan shumë i guximshëm për ta marrë përsipër, “tha Van Den Broeke i Universitetit të Utrecht. “Ende ekziston një pjesë e konsiderueshme e popullatës Hollandeze që nuk është në dijeni ose nuk interesohet për këto probleme, kështu që kërkon udhëheqje të fortë për t’i bërë këto ndryshime.”
Kleinhans, profesori i gjeografisë fizike, beson se ndjenja mbizotëruese e sigurisë dhe besimit në lidhje me mbrojtjet nga përmbytjet në mesin e popullatës më të gjerë është e gabuar.
–Në fund të fundit, Hollanda mund të mos ketë mundësi tjetër përveç se të përshtatet, ose ndoshta të tërhiqet. Një grup fermerësh në Overdiepse Polder – jo larg nga moçalet e evakuara të Noordwaard – demonstrojnë limitet e modelit Hollandez.
Në vend që të largohen, gjysma e fermerëve iu bindën autoriteteve që t’i ndihmojnë ata të qëndrojnë. Rezultati është padyshim një ide e inxhinierisë dhe planifikimit. Fermerët tani jetojnë në shtëpi në ferma të mëdha, të sapo-ndërtuara dhe lidhen me fshatin më të afërt me rrugë të ngritura në të njëjtën lartësi.
Qeveria bleu fermën e vjetër të Fleerakkers me një çmim të arsyeshëm. Nëse ndodh ndonjë përmbytje jashtë muajve të dimrit,do të garantohet kompensimi për dëmet e shkaktuara.
“Ne shpenzojmë shumë para në Hollandë për menaxhimin e ujit. Ne duhet ta bëjmë atë nëse nuk realizojmë planet tona, atëherë do të përmbytemi – pa fabrika, pa njerëz që jetojnë këtu, të gjitha do të zhduken”./Politico–Përgatiti në shqip, Sonila Backa-abcnews.al/