Ndërsa Apple lançoi modelet e reja të serisë iPhone 13 vetëm pak ditë më parë, analistët tashmë po përpiqen të parashikojnë se cilat do të jenë lëvizjet e kompanisë për vitet e ardhshme. Mes tyre është dhe Ming-Chi Kuo, i cili konsiderohet si më të saktët në parashikimet e tij për shkak të kontakteve që ka me zinxhirin e furnizimit të kompanisë amerikane.
Ai parashikon se Apple mund të lansojë një iPhone të ri me një skaner të gjurmëve të gishtërinjve nën ekran në 2023 dhe një iPhone me një ekran të palosshëm deri në vitin 2024. Këto telefona gjithashtu mund të pajisen me një aparat fotografik me lente të gjerë 48 megapikselë, shkruan abcnews.al.
Apple mund të lëshojë dhe iPhone me kosto më të ulët vitin e ardhshëm, duke përfshirë një iPhone SE më pak të shtrenjtë me lidhje 5G. Apple po punon gjithashtu në një iPhone “më të përballueshëm” me ekran 6.7 inç, tha Kuo. Ai paralajmëron se të gjitha parashikimet varen nga procesi i zhvillimit që Apple do të ndjekë në lidhje me furnizuesit e tij. /abcnews.al

