Kur do merret përgjigjia nëse do shkojë ose jo në Katar Lukaku

schedule16:26 - 9 Nëntor, 2022

schedule 16:26 - 9 Nëntor, 2022

Sulmuesi Romelu Lukaku ka pasur probleme shëndetësore muajt e fundit.

Është ende e paqartë nëse lojtari i Interit do të luajë për kombëtaren belge në Kupën e Botës. Përgjigja për këtë pyetje mund të merret të enjten.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Lukaku do t’i nënshtrohet një raundi të ri testesh mjekësore në mëngjes.

Bazuar në rezultatet e tyre, mund të përcaktohet se kur sulmuesi do të jetë në gjendje të hyjë përsëri në fushë.

Më herët, perspektivat për paraqitjen e Romelu Lukakut në Kupën e Botës 2022 u vlerësuan nga trajneri i skuadrës Roberto Martinez.

Skuadra belge në Kupën e Botës do të luajë në të njëjtin grup me skuadrat e Kroacisë, Kanadasë dhe Marokut. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!