“Kur do ma prezantosh ndonjë shoqe?”, pezullohet shefi i krimeve në Divjakë, si e “ngacmoi” kandidaten për police

schedule22:02 - 3 Maj, 2022

schedule 22:02 - 3 Maj, 2022

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar nga detyra Lorenc Brahon shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, pas transmetimit në emisionin “Stop”, të një rasti ku dyshohet për abuzim me detyrën.

Pas transmetimit në emisionin e sotshëm “Stop”, të një rasti ku dyshohet për abuzim me detyrën, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra komisar L. B., shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë. Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj këtij punonjësi policie, për shkelje të rëndë. Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjës policie, sepse Policia e Shtetit është e vendosur për të larguar nga radhët e saj çdo abuzues me detyrën dhe besimin e qytetarëve, njofton policia.

Një nënë e divorcuar denoncoi shefin e krimeve dhe publikoi një bisedë me të, ku Braho i kërkonte t’i prezantonte ndonjë vajzë në këmbim të përgjigjes pozitive pas konkurrimit të saj për police burgu.

Shefi i Krimeve në Komisariatin e Divjakës sipas procedurës ka dërguar informacion negativ tek burgjet për kandidaten. Në fakt, dënimi i vëllait të kandidates për trafik klandestinësh e ka penalizuar njëherë atë kur kërkoi të bëhej police shteti.

Ndaj në këtë rast, gruaja para se të regjistrohej në konkursin ku dhe u certifikua u konsultua dhe iu tha se nuk i prishte punë rasti i të vëllait.

Biseda me mesazhe

Denoncuesja: Mirëmëngjes, a ka ardhur gjë?

Lorenc Braho: S’jam në punë.

Denoncuesja: Ok, se po iki të pyes vetë.

Lorenc Braho: Kur do të ju emërojnë?

Denoncuesja: Përderisa dolën këto, ndoshta nga java. Sa të emërohem një drekë e keni.

Lorenc Braho: Drekën po e po por ndonjë shoqe të hajrit kur do të na e prezantosh?!

Denoncuesja: Po ti je shef, i kap kollaj.

Lorenc Braho: S’kam kapur gjë deri tani.

Denoncuesja: Po, a ke parë femra?!

Lorenc Braho: Po nuk vij vërdallë shumë.

Denoncuesja: Po si pret të kapësh pra, te komisariati s’të vijnë?!

Lorenc Braho: Ke të drejtë, s’na ndihmon dot.

Denoncuesja: Ti e ke parë që unë kam shokë dhe jo shoqe.

Lorenc Braho: Po, po.

Denoncuesja: Ti do gocë tamam, nuk do që ta marrë vesh e gjithë Divjaka.

Lorenc Braho: Po normal se këtu sa me llafe merren.

Denoncuesja: Po pra.

Lorenc Braho: Ndaj studio pak ndonjërën.

Denoncuesja:Do e kem parasysh.

Lorenc Braho: Ok.

Denoncuesja i thotë se mesazhet e tij i ka ruajtur dhe do t’i çojë në emisionin “Stop”. Në këtë moment shefi i premton se do të zgjidhë çdo gjë të hënën.

Denoncuesja: Ai e ka studiuar, ndaj dhe unë u skualifikova. M’u tha që ti je e skualifikuar nga e gjithë kjo që ti ke bërë.

Pasi dola nga drejtoria e kam telefonuar dhe më ka bërë bllok dhe as 30 minuta nuk kaluan kur më shkuan dikush në emër të tij me një numër tjetër.

Biseda me mesazhe:

Mesazhi: O shefe, Dinua jam. Jam me shefin e krimeve dhe më thotë që të aplikosh prapë që të ia jap se i kishte rënë bilbilit.

Denoncuesja: Do të merret “Stop” me këtë punë tani.

Mesazhi: Hajde flasim nesër.

Denoncuesja: Nuk dua të flas me asnjë. I kam të gjitha mesazhet, do t’i çoj tek “Stop” legenat.

Mesazhi: Po hajde ta marrësh nesër.

Denoncuesja: Çfarë të marr nesër?

Mesazhi: Atë që do. Të hënë hajde. Atë tjetrën e merr ta sjellësh që është bërë gabim.

Por të hënën shefi i krimeve pretendon se ishte i sëmurë.

Denoncuesja: Shefi, si je si kalove?

Shefi i krimeve: Kush je mo?

Denoncuesja: Të hënën më thatë që do të më jepnit një përgjigje tamam të hënën dhe prandaj të mora se është e hënë.

Shefi i krimeve: Po unë u sëmura…

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!