Xhinset janë të pazëvendësueshme, i kanë rezistuar kohës dhe janë gjithmonë në modë. Secili prej nesh ka disa palë xhinse në dollap por çfarë ndodh nëse asnjë prej tyre nuk na pëlqejnë më. Si të zgjidhni xhinset perfekte?
Madhësia
Që të ndihemi rehat, duhet të vlerësojmë mirë madhësinë e xhinseve. Kjo ndonjëherë mund të jetë punë e vështirë dhe duhet të përpiqemi më shumë për të gjetur madhësinë e duhur. Nëse ju shtrëngojnë rreth belit, hiqni dorë menjëherë.
Madhësia e xhepit
Xhepat e pasmë duhet të jenë proporcionale me madhësinë e ijeve ose do të prishin pamjen e trupit. Nëse i keni ijët e gjera, mos blini xhinse me xhepa të vegjël, sepse ijet tuaja do të duken edhe më të mëdha.
Etiketa
Etiketa mund të jetë prej lëkure ose pëlhure. Mbishkrimet dhe simbolet e qëndisura ose të stampuara janë një tjetër shenjë e xhinseve me cilësi të mirë, dhe etiketat shpesh përmbajnë informacion.
Ngjyra
Sot, ekzistojnë lloje të ndryshme xhinsesh. Nëse jeni duke kërkuar për një model që ta vishni në punë dhe në festë, zgjidhni një ngjyrë më të errët. Stilistët besojnë se këto xhinse duken më elegante sepse ngjajmë me pantallonat.
Pjesët metalike
Sigurohuni që pjesët metalike, të tilla si butonat, të jenë të punuara mirë dhe pa defekte. Përndryshe, mund të keni disa situata të pakëndshme. /abcnews.al