“Kuqezinjtë” në telashe, Prokuroria heton çmimin e shitjes te “RedBird”

schedule18:36 - 13 Mars, 2024

schedule 18:36 - 13 Mars, 2024

Pas “zaptimit” të zyrave, të Milan, nga “Guardia di Finanza”, Prokuroria e Milanos ka vijuar me hetimet, në lidhje me çmimin e blerjes, së asksioneve të Elliot, nga koorporata amerikane, “RedBird”, ku ndryshe nga të martës kaotike, mes kontrollit në selinë e klubit dhe hipotezës së veprave penale të administratorëve të deleguar të klubit, aktualin Giorgio Furlani dhe Ivan Gazidis që mbajti këtë rol deri në dhjetor të 2022.

Nga kontrollet e kreyra gjatë së martës, hetuesit kanë mbledhur dokumencacione në selinë e “Kuqezinjve” dha tashmë janë duke i analizuar, për të kuptuar nëse cmimi i transaksionit 1 miliardë e 200 milionë ishte i drejtë apo një produkt i paligjshmërisë.

Vlera që ju dha klubit u duk shumë e lartë që në ditët e njoftimit të shitjes, duke marrë në konsiderayë se shprehte në terma e konomikë një vlerë që do të përafqësohej ngë të ardhura 4.5 herë më të larta se ato që kishte klubi, teksa algoritmi i kompanisë së konsulencës Football Benchmark i përcaktonte Milanit një cmim prej 578 milionë eurosh. Si u arrit nga kjo shifër në një vlerë dyfish më të madhe? Prokurorët po hetojnë edhe në lidhje me këtë temë.

Është e qartë se është ende shumë herët për të përcaktuar zhvillimet e një hetimi kompleks, që ka një profil penal dhe një sportiv, një italian dhe një ndërkombëtar. Për momentin mbetet e qartë se Prokuroria e Milanos po heton në lidhje me hipotezën e krimit të pengesës së aktivitetit të vigjilencës nga ana e Federatës Italiane të Futbollit, ndërkohë që Milan për momentin konsiderohet palë e tretë, jashtë hetimit që përqëndrohet në persona fizike, konkretisht dy adminsitarorët kuqezinj si dhe Daniela Italia dhe Jean Marc McLean, në cilësinë e administratorëve të kompanisë Project RedBlack. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!