Ndoshta edhe ata vetë nuk ishin plotësisht të bindur. Eliminimi nga Botërori, ndryshimi I trajnerit, dhe sidomos humbja në dy miqësoret e kaluara, sikur i kishin tronditur lojtarët e kombëtares, ndonëse Bjellorusia kuptoi se gjithçka qëndronte ndryshe.
Katër prej kuqezinjve folën pas fitores 2-0, dhe autori i golit Muçi e quajti nisje pozitive.
“Në Kombëtare ka shumë konkurrencë. Jam gati gjithmonë kur thërritem të jap maksimumin. Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe donim ta nisnim me fitore, për vendin e parë në grup.Ishte ndeshja e katërt në formacion te Kombëtarja. Kam pesë vite këtu nga debutimi. Jam i lumtur që ndihmova ekipin. Jam shumë i lumtur që ia dolëm të fitojmë. Kur nuk luan shumë është emocioni, pritshmëria nga tifozët. Do t’i bësh krenarë. Pas golit sikur lirohesh. Moshatarët e mi në Kombëtare kanë nga 30-40 ndeshje në Kombëtare. Nëse do të luajë më shumë do fitoj më shumë eksperiencë. Salah është një lojtar superstar. Është me këmbë në tokë dhe komunikon me të gjithë. Jam i lumtur që luaj me të. Kam mësuar shumë këto dy muaj.”, deklaroi Muçi.
Etrit Berisha u pyet për rikthimin në kombëtare pas kaq kohësh. Rej Manaj duket se është më optimisti nga të gjithë.
“Rikthimi në Kombëtare ishte emociounes. U riktheva edhe me fitore dhe për këtë më bëhet qejfi akoma më shumë. Për mua Kombëtarja ka qenë mbi të gjitha. Kombëtarja, për mua ka qenë, është dhe do mbetet mbi të gjitha dhe përherë e kam dhënë dhe do ta jap kontributin tim. Tashmë me trajnerin Maran po përpiqemi të luajmë më shumë me topin, duke pasur disa ndryshime në strategji, teksa jemi më agresivë. Sonte në pjesën e dytë ishim fantastikë dhe kjo e ka bërë fitoren më të madhe”, pohoi ai.
Ja edhe mbrojtësi titullar kuqezi, Ardian Ismajli.
“Ishte shumë e rëndësishme ta nisnim me fitore, sidomos pas atyre miqësoreve në qershor. Në 10 minutat e para ishim në vështirësi, por ia dolëm. Kishim mundësi të shënonim më shumë. Megjithatë me rëndësi është që morën 3 pikët. Sot ekipi më la përshtypje pozitive. E dominuam kundërshtarin. Mund të fitonim me rezultatin më të thellë. Është një trajner i ri dhe sistem i ri. Çunat po përshtaten.Nuk e prisnim të luante në presing në fillim Bjellorusia. Megjithatë jemi lojtarë që dimë si të mbrohemi, sepse kemi luajtur në Serie A. Pastaj e vumë ndeshjen në kontroll dhe bëmë atë që duhej”, tha ai.

