“Kuqezinjtë” kërkojnë fitoren e radhës, publikohen formacionet e sfidës, Milan-Napoli

schedule20:13 - 11 Shkurt, 2024

schedule 20:13 - 11 Shkurt, 2024

Përveç sfidës Roma-Inter, e cila përfundoi me fitoren thellë, 2 me 4, të “Zikaltërve”, të Simone Inzaghi, kampionati italian i futbollit, Serie A ka rezervuar një tjetër përballje spektakolare, në javën e 24-t të saj. Bëhet fjalë për sfidën, Milan-Napoli, me skuadrat që do të kërkojnë 3 pikët, në “mitikun” e Milanos, “San Siro”, duke filluar që nga ora 20:45.

Sa i përket formacioneve, tekniku Stefano Pioli i ka rreshtuar “Djajtë” e tij me formacionin 4-2-3-1, ku në portë është vendosur “gardiani” francez, Mike Maignan. Në krahët e mbrojtjes janë Theo Hernandez e Calabria, me qendrën që mbulohet nga Gabbia e Kjaer. Më të tërhequr janë Loftus-Cheek e Bennacer, ndërsa Rafael Leao, Yacine Adli e Christian Pulisic vendosen pas “bomberit” francez, Olivier Giroud.

Në krahun tjetër, tekniku, Walter Mazzarri i ka pozicionuar në fushë “Blutë” e tij, me formulën 3-5-1-1, ku në portë është vendosur Gollini e para tij në mbrojtje Ostigard, Rrahmani e Juan Jesus. Në krahët e mesfushës janë Di Lorenzo e Mazzocchi, me qendrën që mbulohet nga Zielinski, Lobotka e Zambo-Anguissa. Para tyre është vendosur “ylli” gjeorgjian, Kvicha Kvaratskhelia, ndërsa në “majën” e sulmit është argjentinasi, Giovanni Simeone /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!