Kupa e Shqipërisë rikthehet sot dhe ka pak dilema. Teuta, Tirana, Skënderbeu dhe Kukësi janë me një këmbë në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni, pasi i kanë fituar ndeshjet e para në transfertë. Nuk është se ka pasur goleada, madje fitoret më të thella i kanë regjistruar dy ekipe të Kategorisë së Parë.
Besëlidhja dhe Apolonia kanë mposhtur 3-0 respektivisht Partizanin dhe Luftëtarin. Gjirokastritët me shumë mundësi as që do e tentojnë mrekullinë, kurse të kuqtë e kanë detyrim kualifikimin në Kupë. Rezultati i ndeshjes së parë e bën një mision të vështirë, dhe sot në “Elbasan Arena” do bëjnë gjithçka t’ia arrijnë qëllimit.
Dy takime mjaft interesante do të luhen në Vlorë dhe Laç. Flamurtari dhe Vllaznia do të përballen mes tyre, ndërkohë që ndeshja e parë është mbyllur në barazim 2-2. Kualifikimi është i hapur, kurse takimi Laçi-Bylisi është më i komplikuar. Për vendasit në fakt, pasi janë mposhtur 2-0 në takimin e parë dhe ballshiotët janë të favorizuar. Të gjitha ndeshjet luhen prej orës 13:30. /abcnews.al
KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË
E mërkurë, më 12 janar, ora 13:30
GRUPI A
Partizani-Besëlidhja (0-3)
Teuta-Erzeni (3-1)
Flamurtari-Vllaznia (2-2)
Tirana-Kastrioti (3-1)
GRUPI B
Kukësi-Lushnja (1-0)
Skënderbeu-Besa (2-0)
Laçi-Bylis (0-2)
Luftëtari-Apolonia (0-3)