Asnjë surprizë në Kupën e Shqipërisë. Kalojnë në çerekfinale ato ekipe që favorizoheshin nga rezultatet e ndeshjeve të para. Partizani, që ishte mposhtur 3-0 në Lezhë nga Besëlidhja, nuk ia ka dalë të përmbysë rezultatin dhe është eliminuar. Lezhjanët humbën 3-1 sot, por kalojnë më tej. Telushi, autor i të tre golave, nuk u mjaftoi të kuqve.
Me interes pritej Laçi-Bylisi, që përfundoi me rezultatin 3-2. Kurbinasit shënuan një gol të shpejtë me Grecën, ndërsa Nwabueze i dyfishoi shifrat. Gjithsesi ballshiotët nuk u dorëzuan dhe shënuan dy herë në portën e kurbinasve, duke kaluar më tej. Xhixha shënoi në shtesë për Laçin, por goli ka vlera vetëm për statistika.
Kupa e Shqipërisë: Çiftet çerekfinaliste, dy janë përballjet “big”
Tirana likuidoi Kastriotin, që e mundi 4-0, kurse Vllaznia që kishte barazuar 2-2 në sfidën e parë me Flamurtarin, ka triumfuar në Vlorë me shifrat 0-2. Kukësi ka bërë detyrën me Lushnjën, sikurse edhe Skënderbeu me Besën e Kavajës. Më tej ka kaluar edhe Teuta, që fitoi me përmbysje ndaj Erzenit.
Apolonia gjithashtu është kualifikuar, pasi sot barazoi në Gjirokastër me Luftëtarin. Fierakët kishin fituar 3-0 ndeshjen e parë dhe ishin favoritë për të kaluar në çerekfinale. /abcnews.al
KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË
E mërkurë, më 12 janar, ora 13:30
GRUPI A
Partizani-Besëlidhja 3-1 (0-3)
Shënues: Telushi 8′, 20′ (pen.), 84′ / Hajdari 5′
Teuta-Erzeni 3-1 (3-1)
Shënues: Hoxha 47′, Kalaja 75′ (pen.), Beqja 92′ (pen.) / Djidjiwa 8′
Flamurtari-Vllaznia 0-2 (2-2)
Shënues: Silvio Junior 28′ (pen.), 74′
Tirana-Kastrioti 4-0 (3-1)
Shënues: Halili 13′, Beshiraj 19′, Morina 62′, Kraja 78′
GRUPI B
Kukësi-Lushnja 2-0 (1-0)
Shënues: Rroca 47′, Cooper 50′, 88′
Skënderbeu-Besa 1-0 (2-0)
Shënues: Mensah 39′
Laçi-Bylis 3-2 (0-2)
Shënues: Greca 18′, Nwabueze 51′ (pen.) , Xhixha 93’/ Hidi 58′, Guindo 70′
Luftëtari-Apolonia 0-0 (0-3)
/abcnews.al