Më datë 20 dhe 21 janar do të luhen ndeshjet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19.
Në këtë fazë do të vihen përballë skuadrat që kaluan me sukses turin çerekfinal. Të gjitha ndeshjet do të luhen me vetëm një takim dhe në një fushë asnjëanëse (Kamëz).
Përsa i përket grupmoshës U-17 dy përballjet gjysmëfinale janë, Skënderbeu – Tirana dhe Teuta – Partizani.
Sfida e parë do të jetë Skënderbeu – Tirana që do të luhet të shtunën më datë 20, në orën 10:00. Ndërsa ndeshja Teuta – Partizani do të zhvillohet të dielën më datë 21, në orën 10:00.
Në fazën gjysmëfinale për grupmoshën U-17 do të përballen këto skuadra:
Skënderbeu – Tirana 20 janar, ora 10:00 Kamëz
Teuta – Partizani 21 janar, ora 10:00 Kamëz
Përsa i përket grupmoshës U-19 dy përballjet gjysmëfinale janë, Skënderbeu – Partizani dhe Bylis – Laçi.
Ndeshja Skënderbeu – Partizani do të luhet të shtunën më datë 20, në orën 13:00. Ndërsa sfida Bylis – Laçi do të zhvillohet të dielën më datë 21, në orën 13:00.
Në fazën gjysmëfinale për grupmoshën U-19 do të përballen këto skuadra:
Skënderbeu – Partizani 20 janar, ora 13:00 Kamëz
Bylis – Laçi 21 janar, ora 13:00 Kamëz /FSHF