Kupa e Shqipërisë për moshat ka një format të ri këtë sezon. Pjesëmarrja është më e madhe, teksa do të jenë 32 skuadra që do të garojnë për të ngritur trofeun. Skuadrat e Superiores marrin pjesë të gjitha, ndërkohë që garojnë edhe 6 të parat (bazuar në klasifikimin pas javës së 12-të) e çdo grupi në Kategorinë e Parë (bazuar në klasifikimin pas javës së 12-të).
Rregullat janë të njëjta, si për 19-vjeçarët, ashtu edhe për 17-vjeçarët. Ndeshjet do të zhvillohen në periudhën janar-shkurt, ndërkohë që janë përcaktuar edhe çiftet e turit të parë dhe rrugëtimi që do të bëjnë ekipet që kualifikohen më tej.
Turneu zhvillohet me sistem grumbullimi dhe do të ketë vetëm nga një ndeshje mes ekipeve. Skemë e plotë të këtij kompeticioni mund ta lexoni “KËTU”./ abcnews.al