Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kupa e Shqipërisë: Orar ndryshe dhe ndeshje në dy ditë, ja plani

schedule15:46 - 30 Shtator, 2019

schedule 15:46 - 30 Shtator, 2019

Kupa e Shqipërisë rikthehet nesër dhe luhen tre përballje. Oraret janë ndryshe, pasi Sektori i Garave në FSHF ka vendosur që të nisin prej orës 14:00. Shkurtimi i ditës, apo edhe mundësia që ndonjë ndeshje të vendoset nga penalltitë, ka sjellë këtë vendim.

Pikëpyetjet për skuadrat që kalojnë në turin e dytë janë të pakta. Nga ekipet e Superiores vetëm Flamurtari është mposhtur dhe duhet të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë me Veleçikun. Tirana dhe Laçi kanë barazuar pa gola, respektivisht me Shënkollin dhe Elbasanin. Gjithsesi zor se do e vënë në diskutim kualifikimin.

Për shkak edhe të kalendarit të Superiores, është vendosur që tre prej ndeshjeve të zhvillohen nesër. Partizani, Kukësi dhe Luftëtari janë ekipet që do të zbresin në fushë, përballë ekipeve si Vora, Shkumbini dhe Turbina. Pjesa tjetër e ndeshjeve zhvillohen të mërkurën.

GRUPI A
E martë, më 1 tetor, ora 14:00

Partizani-Vora (3-0)
E mërkurë, më 2 tetor, ora 14:00
Teuta- Tërbuni (2-0)
Flamurtari- Veleçiku (2-3)
Tirana-Shënkolli (0-0)
Kastrioti- Iliria (1-2)
Vllaznia- Burreli (1-0)
Dinamo-Erzeni (0-3)
Besëlidhja- Korabi (1-2)

GRUPI B
E martë, më 1 tetor, ora 14:00

Kukësi-Shkumbini (3-1)
Luftëtari-Turbina (1-0)
E mërkurë, më 2 tetor, ora 14:00
Skënderbeu-Devolli (4-1)
Laçi-Elbasani (0-0)
*Kamza-Apolonia
Bylis- Pogradeci (4-0)
Besa- Egnatia (1-0)
Oriku- Lushnja (1-2)

*Kamza është përjashtuar nga Kupa, pasi nuk u paraqit ndeshjen e parë

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!