Dinamo dhe Partizani nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në sfidën e luajtur në “Air Albania”, ndeshje kjo e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Demat kaluan të parët në avantazh në minutën e 24-të pas një gabimi të portierit Simoni bëri që Tedi Cara të mos toleronte, për t’i dhënë kështu edhe avantazhin skuadrës së kuqe.
Skuadra e Dritan Mehmetit merr zemër dhe në 10 minutat e tjera kërkonte dhe dyfishimin e rezultatit por pa mundur të konkretizonin rastet e krijuara.
Kur nuk shënon do pësosh, dhe kjo ndodhi me Partizanin, ku Egzon Belica 43’ shkaktoi penallti për një ndërhyrje të gabuar të ndaj Patrik Bardhit.
Agim Ibraimi nuk fal nga 11-metrat, mposht Alban Hoxhën edhe pse portieri e kuptoi krahun e goditjes, duke parazuar rezultatin para se skuadrat t’iu drejtoheshin dhomave të zhveshjes.
Pjesa e dytë e takimit nuk rezervoi gola të tjerë edhe pse raste kishte nga të dyja skuadrat, ku Demat ishin disa herë afër golit të avantazhit, por pa mundur të gjenin edhe rrugën e rrjetës, teksa sfida mbyllet me rezultatin 1-1, me kualifikimin që do të vendoset në takimin e kthimit. /f.a/abcnews.al