Prej orës 13:00, Kupa e Shqipërsë ka nisur siparin e raundit të 1/8-ve, ku më konkretisht, Egnatia, Partizani, Tirana e Dinamo City do të përballen respektivisht me skuadrat e Lushnjes, Apolonisë, Korabit e Laçit, ndërsa në sfida të tjera, Kukësi do të përballet me Elbasanin, ndërsa Erzeni me Bylisin.
Pas plot 45 minutash lojë kanë përfunduar edhe pjesët e para të këtyre sfidave, ku nga gjashtë të tilla, në vetëm 3 është mundur të gjehet rruga e rrjetës, ku padyshim spikat performanca e Tiranës, me “Bardheblutë” e Julian Ahmatajt, që udhëheqin me rezultatin e pastër, 2 me 0, ndaj Korabit, në “Selman Stërmasit”, pas golave të Burno Lulajt e Liridon Latifit.
Në “Arena Egnatia”, “Rrogozhinasit” e Edlir Tetovës kanë arritur të gjejnë golin e parë të sfidës, në sekondat e fundit të pjesës së parë, ku protagonist ishte braziliani, Fernando, ndërsa Erzeni po udhëheq pastër, ndaj Bylisit, me rezultatin 2 me 0, pas golave të Kahrimanovic e Mihanës. /i.m /abnews.al
Të gjitha rezultatet:
Egnatia 1 – 0 Lushnja
Erzeni 2 – 0 Bylis
Kukëso 0 – 0 AF Elbasani
Laçi 0 – 0 Dinamo
Partizani 0 – 0 Apolonia
Tirana 2 – 0 Korabi