Kukësi, Skënderbeu dhe Apolonia kanë hedhur një hap të rëndësishëm për të kaluar në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Nga rezultatet e arritura dje, verilindorët me shumë mundësi do të përballen me fierakët në fazën tjetër të këtij kompeticioni.
Skënderbeu, që gjithashtu është pranë kualifikimit, do të ketë një sfidë të fortë në turin pasardhës. Një mes Bylisit dhe Laçit, që përballen sot mes tyre në Ballsh, do të ndeshet me korçarët në Kupë.
Ballshiotët dhe kurbinasit do të zbresin në fushë sot prej orës 14:00 dhe me shumë mundësi nuk do të ketë rotacion, pasi bëhet fjalë për 180 minuta që pritet të jenë tepër të luftuara. Skuadra e drejtuar nga Veljko Dovedan do kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë dhe më pas në Laç të vulosë kalimin në çerekfinale./ abcnews.al
KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË
GRUPI B
E enjte, më 30 janar, ora 14:00
Bylisi-Laçi
E mërkurë, më 29 janar, ora 14:00
Lushnja-Kukësi 0-1
Shënues: Maliki 19′
Besa-Skënderbeu 0-2
Shënues: Essien 35′, Mara 57′
Apolonia-Luftëtari 3-0
Shënues: Mehmeti 82′, Zaimaj 87′, Zoga 90+3′