Kupa e Shqipërisë: Çiftet çerekfinaliste, dy janë përballjet “big”

schedule15:25 - 12 Shkurt, 2020

schedule 15:25 - 12 Shkurt, 2020

Mësohen çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Nuk ka derbi, pasi ekipi i Partizani u eliminua befasisht nga skuadra e Besëlidhjes, që do të përballet me Tiranën që kaloi me sukses ekipin e Kastriotit. Sigurisht për të kaluar më tej favoritë janë bardheblutë.

KUPA E SHQIPËRISË: Telushi nuk mjafton për mrekullinë, Laçi “flirton” me kualifikimin

Çifti tjetër në grupin A është Teuta-Vllaznia, një sfidë e gjitha për t’u parë. Të dyja ekipet duan pjesëmarrjen në kupat e Europës dhe do tentojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni. Në grupin B Kukësi e kishte hedhur një hap përpara me Lushnjën që në takimin e parë.

Verilindorët, fituesit në fuqi të Kupës së Shqipërisë, do të përballen me Apoloninë në çerekfinale. Skënderbeu gjithashtu është kualifikuar dhe në turin tjetër do të ndeshet me Bylisin, që eliminoi skuadrën e Laçit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!