Kupa e Shipërisë: Kalojnë të mëdhatë

schedule16:48 - 12 Tetor, 2022

schedule 16:48 - 12 Tetor, 2022

Në ndeshjen më të fortë të raundit të parë të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia siguroi më vështirësi kualifikimin në fazën tjetër. Shkodranët e mbyllën kohën e rregullt me fitoren 1-0 ndaj Flamurtarit që kishte triumfuar në ndeshjen e parë dhe në kohë shtesë, ekipi i Mirel Josës shënoi edhe dy herë të tjera.

Kalon pa vështirësi Partizani që pas barazimit të parë pa gola mundi 2-0 Orikun, ndërsa Tirana po ashtu siguroi fazën tjetër edhe pse barazoi 2-2 me Veleçikun. Kastriotit i mjaftoi një barazim 0-0 në Vorë, duke u kualifikuar me rezultatin e ndeshjes së parë, që ishte 1-0 për krutanët, ndërsa Korabi nuk gaboi përballë Besës, duke triumfuar me rezultatin 3-0.

Në derbin e juglindjes, Skënderbeu i dha një leksion 3-0 Maliqit dhe po me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Egnatia përballë Shkumbinit. Në raundin e dytë kualifikohen edhe Kukësi që kaloi Labërinë 2-0 dhe Erzeni që shkatërroi 4-0 Turbinën e Cerrikut. Në Berat ndërkohë, Tomori fitoi 1-0 me Burrelin dhe pas barazimit të ndeshjes së parë arriti të kalonte për më tej.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!