Kupa e Mbretit/ 21 vite pritje, Mallorca e Vedat Muriqit në finale

schedule10:16 - 28 Shkurt, 2024

schedule 10:16 - 28 Shkurt, 2024

Mallorca është finalistja e parë e Kupës së Mbretit. Sfida e parë ndaj Real Sociedad përfundoi 0-0, ndërsa ajo e djeshmja shkoi në goditjet e penalltive pas rezultatit 1-1 për 120 minuta.

Skuadra e Muriqit triumfoi 6-5 pas goditjeve të penalltive, dhe kështu ata tashmë do të presin finalistin e radhës. Bilbao dhe Atletico Madrid do të ndeshen mbrëmjen e së mërkurës për biletën e finalistit të radhës./h.ll/abcnews.al