Është hedhur shorti për duelet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Të katër skuadrat shqiptare të elitës u kualifikuan në këtë raund dhe sot kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
Shkëndija e Ernest Gjokës, dy herë fituese e këtij trofeu, do të masë forcat me Sileks për t’u kualifikuar në 4 ekipet më të mira. Një biletë në gjysmëfinale do edhe Shkupi.
“Shvercerat” do të kenë përballë Akademija Pandev në çerekfinale, teksa nuk mungon derbi shqiptar midis Strugës dhe Renovës.
Dueli tjetër është ai mes Belasica dhe Makedonija GP. Ndeshjet e fazës çerekfinale do të luhen në datë 25 nëntor. /abcnews.al
Çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë së Veriut (25 nëntor)
Sileks-Shkëndija
Akademija Pandev-Shkupi
Struga-Renova
Belasica-Makedonija GP