Janë përcaktuar sot katër gjysmëfinalistet e Kupës së Maqedonisë së Veriut. Në duelin shqiptar mes Renovës dhe Strugës, këta të fundit dolën fitues me shifrat 1-0 dhe ruajnë akoma mundësinë për të shkuar më larg në kompeticionin e dytë për nga rëndësia.
Në ndeshjen tjetër Shkupit i është dashur ta ndërpresë këtu aventurën në Kupë, teksa është mundur me shifrat 2-1 nga skuadra e Akademija Pandev. Edhe Shkëndija është eliminuar nga Kupa pas një dueli shumë të vështirë ndaj Sileks, duke lënë vetëm Strugën si ekip shqiptar në Kupë.
E gjithë ndeshja u mbyll me shifrat 0-0, ndërsa pas 90 minutave, beteja u vendos nga pika e bardhe e penalltive. Sileks u tregua me i sakte dhe arriti të fitojë me shifrat 4-2 e të sigurojë kalimin në gjysmëfinale. Në ndeshjen tjetër mes Belascia dhe Makedonija, kjo e fundit fitoi pa shumë vështirësi me poker golash. /abcnews.al
KUPA E MAQEDONISË SË VERIUT – FAZA ÇEREKFINALE
E mërkurë, më 25 nëntor, ora 13:00
Akademija Pandev-Shkupi 2-1
Shënues: Tomovksi 36’ / Dembo 63’
Belasica-Makedonija GP 1-4
Sileks-Shkëndija Tetova 0-0 (4-2 me penallti)
Struga-Renova 1-0