Kupa e Kosovës: Ballkani mposht Dukagjinin, kualifikohet në gjysmëfinale

schedule14:27 - 9 Shkurt, 2020

schedule 14:27 - 9 Shkurt, 2020

Ballkani është ekipi i radhës që kualifikohet në gjysmëfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës. Kryesuesit e IPKO Superligës fituan 0-2 në fushën e Dukagjinit me dy gola të shënuar në pjesën e dytë.

Blend Baftiu dhe Artur Magani realizuan golat e fitores për ekipin nga Suhareka. Ballkani shkëlqeu në pjesën e parë të sezonit dhe kryeson kampionatin dardan me 34 pikë të grumbulluara në 17 javë.

Djemtë e Ismet Munishin ndiqen nga Gjilani me 32 pikë, teksa për titull do të luftojnë fort deri në fund edhe Drita me Prishtinën, që numërojnë nga 31 pikë. /abcnews.al

Dukagjini – Ballkani 0-2
(Baftiu 48′, Magani 58′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!