Në Itali ditën e sotme do të zhvillohen edhe dy sfidat e tjera çerekfinale të Kupës. Dy sfida shumë interesante në të cilën skuadrat kërkojnë kualifikimin në fazën tjetër.
Pas Milan dhe Inter të cilët kanë siguruar tashmë një “biletë” për në gjysmëfinale, tashmë është radha e 4 skuadrave të tjera.
Atalanta dhe Fiorentina pritet të ofrojnë po ashtu një ndeshje shumë interesante, ashtu siç kanë bërë në takimet e tyre të fundit në Serie A, në orën 18:00.
Ndërkohë Juventusi do të përballet me Sassuolon në orën 21:00, me “Zonjën e Vjetër” që shikohet si favorite për t’iu bashkuar dy skuadrave rivale të Milanos.
/f.a/abcnews.al