Kupa e Italisë, derbi Inter-Milan “fshin” të gjitha biletat nga qarkullimi

schedule17:40 - 28 Shkurt, 2022

schedule 17:40 - 28 Shkurt, 2022

Ditën e nesërme në mbrëmje do të luhet ndeshja e parë e gjysmëfinales ndërmjet Inter-Milan.

Stadiumi i San Siros do të jetë me 75% të kapacitetit, pra rreth 56 mijë bileta do të jenë në dispozicion të tifozëve të Milanos.

Raportohet se deri më tani, janë shitur 50 mijë bileta dhe nesër mendohet të jetë “sold-out”./ h.ll/abcnews.al