Sondazh

Vrasja e gjyqtarit Kalaja lidhet me:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kupa e Botës, premio marramendëse për lojtarët e kombëtares angleze nëse fitojnë Botërorin

schedule13:08 - 21 Nëntor, 2022

schedule 13:08 - 21 Nëntor, 2022

Kombëtarja e Anglisë do të ndeshet ditën e sotme me Iranin.

“Tre luanët” janë favoritë për të fituar sfidën e sotme, e cila do të fillojë në orën 14:00.

Si zakonisht në çdo rast të ngjashëm, federata angleze u ka premtuar ndërkombëtarëve anglezë, një çmim në rast të fitimit të Kupës së Botës dhe siç zbulon gazeta angleze “Daily Mail”, kjo shumë do të jetë më shumë se dyfishi i premtuar në Botërorin e 2018.

Nëse kombëtarja e Anglisë do të fitonte Kupën e Botës katër vjet më parë, çdo ndërkombëtar anglez do të merrte 250 mijë euro, ndërsa sipas publikimit përkatës, nëse Harry Kane dhe “shoqëria e tij” “ngrenë kupën” në finalen e 18 dhjetorit, ata do të pasurohen me 580.000 euro./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!