Ideja e organizimit të Kupës së Botës çdo dy vjet është ende një temë e nxehtë në sallonet e mëdha të futbollit. Pas presidentit të UEFA-s, Ceferin që doli haptazi kundër kësaj ideje, ka reaguar edhe federata e futbollit të Amerikës së Jugut e njohur ndryshe si CONMEBOL.
Përmes një njoftimi për shtyp, CONMEBOL ka dalë totalisht kundër idesë së organizimit të Kupës së Botës çdo dy vjet.
“Zhvillimi i Kupës së Botës çdo dy vjet do të ulte cilësinë dhe standartet e kërkuara” shkruan federata e futbollit të Amerikës së Jugut. /abcnews.al/
¿Una Copa del Mundo cada dos años?
?️ ➡️ ? https://t.co/ZyZqC7abUz #FIFA #WorldCup pic.twitter.com/w7163V7GdR
— CONMEBOL.com (@CONMEBOL) September 10, 2021