Mund të thuhet se plot gojë se kanë hyrë në fazën “më të nxehtë” të këtij kompeticioni. Prej 12 janarit të këtij viti, në Katar po organizohet edicioni i 18-të i Kupës së Azisë, edicion, që deri më tani ka dhuruar goxha spektakël e surpriza të mëdha, siç ishte eleminimi i Arabisë Saudite në fazën e 1/16-ve, kalimi për herë të parë në fazën me eleminim direkt të Sirisë e Palestinës, apo ecuria “magjike” e Taxhikistanit në debutimin e tyre, në këtë kompeticion.
Siç theksuam edhe më lart, ky turne ka hyrë në fazën e tij më të nxehtë, ku ndryshe nga Kupa e Afrikës, këtu favoritët për fitimin e trofeut janë më të shumtë në numër, ku në garë janë ende kampionët në fuqi të Katarit, “Tigrat” aziatikë të Koresë së Jugut, “Samurait Blu” të Japonisë, Kombëtarja e Iranit, si dhe “Kangurët” e Australisë, mirëpo përballjet duket se nuk do të jenë aspak të lehta për secilën prej këtyre skuadrave.
Gjithçka do të nisë këtë fazë, me përballjen Taxhikistan-Jordani, me këta të parët, që deri më tani kanë zhvilluar një edicion fantastik, në debutimin e tyre në këtë trune e pas eleminimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, në fazën e mëparshme “ëndërrojnë” një tjetër triumf historik, mesditën e 2 shkurtit, ndaj Jordanisë për të shkruar “historinë” e pse jo të kenë aspirata për fitimin e titullit kampion, gjë e cila mund të “kurorëzojë” në mënyrë magjike këtë ëndërr.
Në përballjen tjetër, të 2 shkurtit do të përplasen favoritët. “Kangurët” e Australisë do të kenë përballë tyre, “Tigrat Aziatikë”, të Koresë së Jugut, me përfaqësuesen e drejtuar nga “legjenda” gjerman, Jurgen Klinsmann do të kërkojë një tjetër fitore, pas eleminimit të “Fajkojve”, të Arabisë Saudite. Këtë radhë përballja do të jetë më e lehtë, me kapitenin Heung-Min Son, që kërkon të udhëheqë skuadrën e tij në një triumf historik në Kupën e Azisë.
Pas përfundimit të këtyre sfidave, radhën e kanë përballjes e datës 3 shkurt, ku sërish favoritët do të zbresin në fushë. Përballja e parë e së shtunës do të jetë padyshim edhe më e zjarrta, me “Samurait Blu” të Japonisë, që janë padyshim favoritët kryesorë për fitimin e trofeut këtë sezon, që do të përballen me Iranin, aty ku për fatin e keq, “bomberi” i skuadrën, Mehdi Taremi do të mungojë pas daljes me kartonin e kuq, që e mori në përballjen e fazës së 1/16-ve, ndaj Sirisë, duke lënë kështu me një “boshllëk” të madh në sulm, përfaqësuesen e tij.
Përballja e fundit, ku mund të thuhet se favoritët i ka “buzëqeshur” jo pak fati gjatë shortit është mes Katarit e Uzbekistanit, me organizatorët e këtij turneu dhe njëkohësisht kampionët në fuqi do të kërkojnë sërish Kupën e Azisë, mirëpo pavarësisht se në çerekfinale kundërshtari mund të quhet disi “amator”, faza tjetër rezervon padyshim “ferr”, edhe për ta.
Ndërkaq, përsa i përket përcaktimit të çifteve gjysmëfinaliste, fituesi i çiftit Taxhikistan-Jordani do të përballet me fituesin e çiftit Australi-Kore e Jugut, pasditen e 6 shkurtit, ndërsa fituesit e çifteve Iran-Japoni e Katar-Uzbekistan do të përballen me njëri-tjetrin, pasiten e 7 shkurtit, për t’i lënë më pas vendin e finales së madhe, që do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës së ardhshme, më 10 shkurt. /i.m /abcnews.al
Sfidat e fazës çerekfinale të Kupës së Azisë: