Kupa e Azisë/ Përballje “ferri” në raundin e 1/8-ve, “buzëqeshin” Katari, Japonia e Irani

schedule09:36 - 26 Janar, 2024

schedule 09:36 - 26 Janar, 2024

Me përfundimin e fazës së grupeve, të gjithë të apasonuarit pas sportit të futbollit kanë patur mundësinë të mësojnë përballjet e raundit të 1/8-ve, të Kupës së Azisë, ku nuk kanë munguar as përballjet, që në “letër” duken spektakolare dhe që pritet të largojnë nga gara minimalisht 1 nga favoritët për fitimin e këtij trofeu.

Përballja e parë që do të zhvillohet do të jetë ajo mes Taxhikistanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, me këta të parë, që kanë arritur të bëjnë mjaft mirë, në debutimin e tyre, në këtë kompeticion, teksa arritën të renditen të 2-të, në grupin A, ku ishin shortuar, së bashku, me kampionët në fuqi të Katarit, Kinën e Libanin.

Më tej, Kombëtarja e Irakut do të ndeshet me përfaqësuesn e Jordanisë, ku padyshim favoritët në “letër” janë irakenët, të cilët në fazën e grupeve arritën rekordin perfekt të 3 fitoreve, ku madje një prej tyre erdhi ndaj “gjigantëve” të futbollit aziatik, Japonisë, teksa i mundën këta të fundit, me rezultatin e ngushtë 2 me 1, falë dopietës së “bomberit”, Ayman Hussein.

Në përballjen tjetër, “Kangurëve” australianë i ka buzëqeshur jo pak fati, teksa përballjë kanë modestët e Indonezisë, me këta të fundit që kaluan me goxha fat fazën e grupeve, ku u renditën të fundit, mes vendeve të 3-ta më të mira. Në krahun tjetër, Australia zhvilloi performanca të kënaqshme në grupin B, ku arriti të sigurojë plot 7 pikë në 3 ndeshje.

Sfida e radhës është padyshim më spektakolarja e kësaj faze, me “Fajkonjtë” e Arabisë Saudite, të cilët do të ndeshen me “Tigrat e Azisë”, Korenë e Jugut, në një përballje, që pritet të flasë më shumë për favoritët e këtij kompeticioni, me të dy ekipet, pjesëmarrëse në Kupën e Botës së vitit 2022 që kanë bërë mjaft mirë kohët e fundit dhe kërkojnë ecurinë në këtë kompeticion.

Më tej, “Yjet Persianë”, të Iranit, të udhëhequr në sulm, nga “bomberi” i “Dragonjve” të Porto, Mehdi Taremi do të kenë përballë “amatorët” e Sirisë, me këta të fundit, që së bashku me Palestinën, e cila do të përballet me kampionët në fuqi të Katarit, kanë arritur për herë të parë në historinë e tyre në këtë fazë dhe duke parë kundërshtarët vështirë se mund të shkojnë më gjatë.

Ndërkaq, në dy përballjet e mbetura, “Samurait Blu”, të Japonisë do të ndeshen me përfaqësuesen e Bahreinit, ku padyshim nuk pritet asgjë më pak se fitorja nga pretendentët kryesorë të fitimit të këtij trofeu, ndërsa Kombëtarja e Uzbeskistanit do të ndeshet me Tajlandën, për një vend në çerek-finalen e kompeticionit. /i.m /abcnews.al 

Sfidat e fazës së 1/8-ve të Kupës së Azisë:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!