Jo vetëm Euro 2020, nesër fillon edhe Kupa e Amerikës. Brazil-Venezuelë është ndeshja hapëse, që nis prej orës 23:00 të së dielës.
Ekipi venezuelian është goditur keq nga pandemia. Plot shtatë futbollistë kanë rezultuar pozitivë pas testeve të kryera.
Një lajm që shqetëson edhe Uruguain (debuton në Kupën e Amerikës me Argjentinën më 19 qershor ). Dy herë kampionët e botës u përballen me Venezuelën tre ditë më parë.
Takimi i ndeshjeve kualifikuese të Botërorit Katar 2020, përfundoi në barazim pa gola dhe tek Uruguai janë në panik në lidhje me infektimin e shtatë lojtarëve kundërshtarë. /abcnews.al