Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kupa e Afrikës, fiton edhe Algjeria/ Një tjetër kandidat për titull pati nisjen e duhur të turnout

schedule12:55 - 25 Dhjetor, 2025

schedule 12:55 - 25 Dhjetor, 2025

Është padyshim një tjetër pretendent i fortë. Algjeria hyn në këtë Kupë të Kombeve të Afrikës si ekip për t’u mundur, dhe për të përfunduar të paktën në podium, bashkë me Marokun dhe Senegalin, e madje më lart se Egjipti i yllit Mohamed Salah.

Kredencialet e saj i vërtetoi plotësisht me fitoren 3-0 ndaj Sudanit në nisje të këtij turneu. Në një përballje thuajse pa histori në stadiumin e Mulla Hasanit në kryeqytetin e Marokut, Rabat, më I miri ishte ai që pritej.

Rijad Mahrez, ish-futbollist i Mançester Sitit, dhe sot në Arabinë Saudite tek Al Ahli, realizoi dy herë. Golat e tij u shënuan që në minutën e dytë, e pastaj pasi kaloi një orë lojë.

Ibrahim Maza fiksoi shifrat 3-0 në 85’.

Algjeria pati epërsi me katërfishin e gjuajtjeve në kuadrat dhe gati 60 për qind mbajtje topi. Me sukses e nisën Kupën e Kombeve të Afrikës edhe dy kandidatë të tjerë për titullin.

Bregu I Fildishtë kaloi vetëm 1-0 Mozambikun, duke iu falur golit të shënuar nga Amad Diallo në 49’, pra me të nisur pjesa e dytë.

I njëjti rezultat edhe për Kamerunin, i cili ka emër të madh në Afrikë, por që nuk është në nivelet e dikurshme. Suksesi ndaj Gabonit ishte 1-0, pasi Eta Jong shënoi që në minutën e gjashtë, ndërsa përballja ishte shumë e vështirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!