Kupa e Afrikës 2021 do të zhvillohet në Kamerun dhe është publikuar edhe kalendari për këtë event madhor. Edicioni i vitit 2021 do të luhet në datat 9 janar, deri më 6 shkurt, kur do të jetë edhe finalja e madhe.
Kjo gjë ka shkaktuar shumë polemika dhe nuk është pritur aspak mirë nga klubet që kanë shumë lojtarë afrikanë në përbërje, pasi është faza më e nxehtë e sezonit. Nuk është hera e parë që ka pasur probleme mes Federatave organizuese të evenimenteve madhore dhe klubeve europiane.
Kupa e Afrikës zhvillohet njëherë në dy vite dhe gjithmonë është luajtur në verë. Megjithatë, në vitin 2021, është zgjedhur muaji janar dhe fillimi i shkurtit, që është praktikisht mesi i sezonit për klubet./abcnews.al
The Cameroon FA have confirmed that the 2021 AFCON will take place between January 9 and February 6 ?
Not ideal for clubs with African players ? pic.twitter.com/FChtgLfIyp
— Goal (@goal) January 15, 2020