Alexiz Sanchez mund të kthehet në çështje tek Interi, pas një postimi të fundit që ka bërë në rrjetet sociale.
Sulmuesi nga Kili, i cili është një nga lojtarët më të paguar te kampionat e Italisë, ka luajtur vetëm tre ndeshje si zëvendësues këtë sezon.
Kjo sa duket nuk i ka pëlqyer dhe në Instagram ka postuar një foto, që duket si një mesazh për trajnerin Simone Inzaghi.
“Mund të vlesh shumë, por po të jesh në vendin e gabuar nuk do të shkëlqesh”, shkruan Sanchez, i cili sezonion e shkuar shënoi 7 gola në 30 ndeshje, por vetëm 12 herë e nisi si titullar. / abcnews.al