Kundërsulmi i Ukrainës, pro-rusët largojnë familjet e tyre nga Krimea

schedule14:41 - 13 Shtator, 2022

schedule 14:41 - 13 Shtator, 2022

“Përfaqësuesit e autoriteteve ruse po evakuojnë urgjentisht familjet e tyre nga Krimea dhe nga jugu i Ukrainës”, shkruan në një raport  Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, siç raporton Ukrinform.

“Suksesi i kundërsulmimit detyron autoritetet e Krimesë së okupuar dhe jugore të largojnë urgjentisht familjet e tyre në Rusi”, thuhet në raport.

“Përfaqësuesit e administratës, punonjësit e Shërbimit Federal të Sigurisë dhe komandantët e disa njësive ushtarake po përpiqen gjithashtu të shesin shtëpitë e tyre në fshehtësi.”

/abcnews.al