Tre të rinj në Pogradec janë vënë në pranga pasi janë gjetur në një lokal që funksiononte duke thyer rregullat të vendosura në kuadër të pandemisë.
Po ashtu, njoftohet se të rinjtë, Noel Kodra, 19-vjeç, Kristi Topçiu, 20-vjeç dhe 18-vjeçari F.B dyshohet që të kenë dhunuar punonjësit e policisë.
Ndërkohë familjarët e të rinjve janë duke pritur jashtë ambienteve të gjykatës për dhënien e masës së sigurisë. Këta të fundit jashtë kamerës hedhin pretendimet se policia i ka dhunuar djemtë e tyre. /abcnews.al/