Një shtetas shqiptar nuk i është bindur urdhrit të policisë greke në kufirin greko-shqiptar.
Në Zitsa, Janinë është tentuar të ndalohet një mjet që vinte nga kufiri gjelbër. Mjeti ka shtuar shpejtësinë, është larguar dhe më pas është arritur të ndalohet nga policia.
Drejtuesi i mjetit ka kundërshtuar me dhunë forcat e policisë ndërsa pasagjeri ka arritur të largohet me vrap. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se është arrestuar vetëm shoferi, shqiptar.
Gjatë tentativës për tu larguar, nga mjeti janë hedhur dy çanta, brenda të cilave policia sekuestroi 4 pako me 36 kg 350 gram marijuanë.
U sekuestrua dhe 1 celular dhe 240 euro, ndërsa mjeti rezultoi i marrë me qera në Greqi./abcnews.al