Protestat në Shkup nuk kanë të ndalur. Edhe këtë të diel opozita maqedonase po proteston kundër propozimit francez për heqjen e vetos bullgare që do t’i hapte rrugë procesit të anëtarësimit në BE.
Mediat raportojnë se shumë persona janë mbledhur për ta kundërshtuar këtë propozim. Në protesta shihen edhe pankartat “Përsëri ne do të fitojmë” dhe “Stop bullgarizimit”, “Nuk negociojmë me fashistët”.
Kjo është dita e tetë e protestës, ndërsa gjatë javës së kaluar ka pasur edhe tensione. /abcnews.al