Presidenti Volodymyr Zelensky tha se kundërofensiva ukrainase ka korrur sukses dhe se ata kishin bërë përparime në të gjitha frontet. Ai nuk dha detaje, por pro-rusët thanë se trupat ukrainase kanë kaluar lumin Dnipro dhe kanë rimarrë një fshat pranë Khersonit.
Zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, tha gjithashtu se forcat ukrainase kishin rifituar kontrollin mbi Rivnopil, një fshat në rajonin e Donetskut në perëndim të një grupi vendbanimesh që janë tashmë në kontrollin e forcave ukrainasve.
Në një fjalim, Zelensky e përshkroi të hënën si një “ditë të lumtur” dhe tha se trupat e tij “kanë avancuar në të gjitha drejtimet” në front.
/abcnews.al