Kundër punimeve në Sinec, përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistëve, një prej tyre dërgohet në spital

schedule14:53 - 10 Gusht, 2021

schedule 14:53 - 10 Gusht, 2021

Në ditën e tetë të grevës gjendja shëndetësore e grevistëve është përkeqësuar.

Njëri prej grevistëve është dërguar me ambulancë drejt spitalit rajonal të Beratit për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka shfaqur ulje të tensionit dhe rrahje të shpeshta të zemrës.

Aktualisht një tjetër grevist po merr shërbim mjekësore në ambientet ku edhe janë vendosur prej ditësh. Ata shprehen se asnjë nga institucionet nuk është interesuar për gjendje e tyre dhe për t’i dhen një zgjidhje kësaj situate.

Gjithashtu i bëjnë thirrje kryeministrit të marrë masa dhe të mos lejoje punimet tek burimi i Sinecit.

“Një nga grevistët u largua për mjekim sepse kishte rënie të tensioni, debulesë në organizo. Ai ka filluar tre ditë më parë grevën dhe mjeku i tha se nuk do ta përballonte grevën. Ne njoftuam ambulancën pa dijeninë e tij dhe e dërguam në Berat, pasi në Kuçovë nuk na përgjigjen në kohë”, tha një nga grevistët.

“Ne po flijohemi për interesin e kësaj zonë dhe nuk heqim dorë. Zona e lirë duhet të mbetet zonë e lirë. Po dhunohemi çdo ditë. Ne nuk jemi kriminelë, vuajmë për bukën e gojës dhe po protestojmë për këtë vend të shenjtë”, tha një tjetër grevist, duke shtuar: “Si ka mundësi dora e një artisti të prishë një vepër të Zotit që i jep jetë kësaj zone. Unë nuk e besoj që kryeministri do ta bë këtë gjë”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!