Kundër homofobisë/ Flamuri i LGBT shpaloset në sheshin “Skënderbej”

schedule15:50 - 17 Maj, 2024

schedule 15:50 - 17 Maj, 2024

17 maji shënon ditën ndërkombëtare kundër homofobisë.

Të kthyer tashmë në një traditë që prej vitit 2016 në Tiranë u mbajt Festivali i Diversitetit. Në Sheshin Skënderbej u shpalos flamuri me ngjyrat e komunitetit LGBT.

Në aktivitetin që simbolizon sensibilizimin me këtë komunitet ishin përfaqësues nga ambasada të ndryshme në vend.

Kjo ditë është një formë proteste, ku anëtarët e këtij komuniteti kërkojnë të jetë në barabartë në shoqëri.

“Në fund të ditës të gjithë kërkojmë të promovojmë barazinë midis njerëzve, përtej paragjykimeve dhe urrejtjes dhe qëndrimeve negative”

Aktivisti Altin Hazizaj thotë se komuniteti LGBTI vazhdon të jetë ndër më të gjykuarit në vendin tonë, ndonëse situata ka ndryshuar disi vitet e fundit.

“Nuk është Shqipëria e vitit 2008 ku thonin je gay apo lezbike apo që punoje për një komunitet të caktuar ishte e tmerrshme. Por kemi akoma shume punë për të bërë”.

Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë në 17 maj, u vendos si e tillë në vitin 2004 për të tërhequr vëmendjen ndaj dhunës dhe diskriminimit ndaj anëtarëve të këtij komuniteti.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!