Kundër fiskalizimit, bizneset nesër ulin qepenat për një orë: Reflektim ose grevë

schedule14:32 - 30 Tetor, 2021

schedule 14:32 - 30 Tetor, 2021

Nga Erblina Mile

Të dielën nga ora 10:00 deri në 11:00 tregjet në Tiranë do mbyllin qepenët, në shenjë proteste kundër implementimit të sistemit të ri të fiskalizimit.

Kjo u njoftua nga kryetari i shoqatës së biznesit të vogël dhe mesëm, Bujar Muço. Kostoja e implementimit të sistemit të ri të fiskalizimit është e papërballueshme, ndaj biznesi i vogël kërkon prej qeverisë që ta anulojë projektin.

“Fikslaimi është me kosto shumë të lartë, është një sistem i ndërlikuar në teknikë për tu përdorur nga biznesi i vogël dhe i mesëm. 500 euro deri në 1500 euro për marrjen e sistemit. Teknologjia është e komplikuar” tha ai.

Ulja e qepenave do të jetë vetëm hapi i parë sikur lajmëroi kreu i shoqatës. “Nëse nuk do të ketë reflektim, ne do ta përshkallëzojmë me bllokim rrugësh dhe me greva urie”.

Protesta do të jetë dhe kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe karburanteve pasi rëndon gjendjen financiare të biznesit që është goditur nga pandemia e Covidit./ Abcnews.al