Kundër anemisë dhe pagjumësisë: Arsyet pse duhet të përfshini hithra në dietën tuaj

schedule18:40 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 18:40 - 3 Dhjetor, 2021

Kjo bimë mjekësore është e pasur me vitamina A, B, D, E dhe K, hekur, kalcium, kalium, zink, magnez. Gjithashtu ndihmon në problemet me traktin urinar, sëmundjet e mushkërive dhe lodhjen kronike.

Mund të pini çaj hithre të thatë çdo ditë ose të bëni vetë përzierjen tuaj medicinale. Ajo që ju duhet janë gjysmë kilogramë gjethe të kësaj bime, një limon, mollë, 250 gramë mjaltë dhe xhelatinë.

Përgatitja

Përzieni mollën, limonin dhe hithrën në blender, më pas shtoni mjaltin dhe xhelatinën dhe i përzieni derisa të përftohet një masë. Merrni dy lugë gjelle nga ky ilaç çdo ditë para mëngjesit dhe darkës dhe do të filloni të ndiheni më mirë shumë shpejt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!