“Anisa nuk del se s’ka plotësuar ditët e Zotit”: Dëshmia tronditëse nga tragjedia në Tiranë

schedule10:13 - 3 Korrik, 2020

schedule 10:13 - 3 Korrik, 2020

Kunati i Zhaneta Josifit ka folur për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Ai është shprehur për “ABC News” se kishte kohë që nuk i shihte vajzat e së motrës.

Lexo edhe: E ëma dhe e motra u vetëflijuan për “t’u ringjallur”, 34-vjeçarja dërgohet tek urgjenca psikiatrike

Sipas tij nëna dhe vajza mund të jenë rekrutuar, ndërsa është shprehur se kanë mbetur të shokuar nga ngjarja.

“Kisha kohë që nuk i shihja.  I shkova në shtëpi, kërkova Anisën dhe më thanë nuk e lemë të dali se nuk ka bërë ditët e zotit. Anisën kisha që në mars të 2019 që nuk e shikoja fare.

I kam folur dhe për punën e fesë, por me urrenin. Në fillim janë rekrutuar në Përmet pastaj librat i kanë marrë tek një qendër tek “Selvia”. Dy javë më parë shkova të takoja posaçërisht Anisën, por nuk më lejuan. Më ndaluan tek dera. Ato nuk ushqeheshin”, ka treguar ai.

Lexo edhe: Dëshmitare të Jehovait, këto janë nëna dhe vajzat e tragjedisë në Tiranë

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!