Kumbulla për transferimin te Sassuolo: Nuk hezitova në asnjë moment, Bajrami më tha se po më priste

schedule16:12 - 9 Shkurt, 2024

schedule 16:12 - 9 Shkurt, 2024

Në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit, Marash Kumbulla shpjegoi se pse zgjodhi Sassuolon, skuadër ku u huazua deri në fund të sezonit nga Roma.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka lënë pas krahëve dëmtimin e rëndë.
Tani është gati të rikthehet sërish në fushë, për të rigjetur formën e tij më të mirë dhe për të ndihmuar skuadrën e re në realizimin e objektivave sezonalë.

Skuadra e Dionisit ndodhet në pozita të vështira, teksa është vetëm një pikë mbi zonën e ftohtë.

“Ndodhi shumë shpejt ardhja ime këtu te Sassuolo. Vetëm një ditë përpara se të kryeja vizitat mjekësore u lidh Sassuolo me emrin tim. Unë nuk pata asnjë hezitim apo mëdyshje. I thashë menjëherë agjentit im se doja të vija këtu. Dhe kështu ndodhi.

Bisedova me Bajramin, ai më tha se po më priste te Sassuolo. Tani jam shumë i lumtur. Kam gjetur një grup djemsh të gatshëm dhe me dëshirën për të luajtur e arritur rezultate pozitive.

Gjeta gjithashtu një trajner tepër të karikuar dhe entuziast, dhe një ambient të qetë e të bashkuar. Renditja jonë nuk është e mirë, por me punë mund ta përmirësojmë situatën aktuale”, u shpreh 24-vjeçari nga Malësia e Madhe./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!